Hormonet të cilat ju bëjnë të ndiheni të uritur, rriten gjatë mbrëmjes

    Nivelet e “hormoneve të urisë” rriten gjatë mbrëmjes, ndërsa ato të “ngopjes” zvogëlohen, thotë një studim

    Raporti i publikuar në ‘International Journal of Obesity’ ka treguar se si gjatë orëve të mbrëmjes njerëzit kanë më shumë tendenca ta teprojnë me ushqim.

    Studimi i ka marrë parasysh edhe nivelet e stresit të pjesëmarrësve, dhe ka eksploruar mënyrën se si gjendja mendore mund t’ ndikojë në nivelet e “hormoneve të urisë” së tyre.

    Pas analizave dhe eksperimenteve të ndryshme, shkencëtarët kanë konstatuar se është e vërtetë që nivelet e hormoneve të urisë rriten gjatë mbrëmjes, prandaj edhe njerëzit kanë tendenca të hanë më shumë.

    Kjo do të thotë se gjatë mbrëmjes rrezikoni ta teproni me ushqim, e në veçanti nëse ndiheni të stresuar.

    Lajmi Paraprak

    Gazetaria zbulon “kancerin” në shëndetësi

    Lajmi i rradhës

    E gjithë Europa po thith ajër toksik | Harta e vendeve më të ndotura, kryesojnë vendet e Ballkanit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë