Kontrolli i përditshëm që duhet të bëni

    Një nga faktorët e rëndësishëm që lidhen me jetëgjatësinë mund të vlerësohet në kohë reale! Me një veprim të thjeshtë ju mund të masni nivelet e sheqerit në gjak.

    Se përse kjo është kaq e rëndësishme, AgroWeb.org ju fton ta zbuloni më poshtë.

    Rëndësia e monitorimit të sheqerit

    Përpjekja për të rritur jetëgjatësinë pa gjurmuar sheqerin në gjak është si të përpiqeni të udhëtoni nëpër Evropë pa një matës karburanti. Pra kontrolli i niveleve të sheqerit është një mjet i domosdoshëm.

    Krahas kësaj, një nga gjërat më të rëndësishme është të ushqeheni mirë.

    Studime të shumta kanë treguar se arrorët, erëzat, ushqimet me bazë bimore dhe konsumimi i moderuar i çajit dhe kafesë mund të ndihmojë.

    Ushqimi i mirë do të rrisë nivelet e glukozës në qarkullimin e gjakut pa shkaktuar shqetësime që mund të jenë të rrezikshme.

    Ju mund të shihni rritjen graduale të sheqerit nga monitorimit i tij dhe të merrni kënaqësi në kohë reale për zgjedhjet tuaja të përgjegjshme.

    Orari dhe sasia e ushqimit që duhet të konsumoni

    Ajo çfarë konsumoni por edhe koha dhe sasia e ushqimit mund të ndikojnë në jetëgjatësinë tuaj.

    Nivelet e sheqerit në gjak luhaten gjatë gjithë ditës, por rriten shumë pas ngrënies.

    AgroWeb.org ju këshillon të mos anashkaloni mëngjesin, kjo për të shmangur rritjen e tepërt të sheqerit pas drekës.

    Disa njerëz mund të rregullojnë nivelet e sheqerit në gjak me kufizim afatshkurtër të kalorive ose agjërim, por ju duhet të shmangni rreziqet që kjo mund të shkaktojë.

    Prandaj është e rëndësishme të dini atë cka është “normale” për ju kur bëhet fjalë për sheqerin në gjak.

    Shumë studime nënvizojnë rëndësinë e aktivitetit fizik për shëndetin kardiovaskular dhe jetëgjatësinë.

    Sepse aktiviteti fizik ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak.

    Gjumi është një tjetër faktor që ndikon pothuajse në çdo aspekt të jetës, duke përfshirë edhe kohëzgjatjen e saj.

    Por ndoshta çelësi më i rëndësishëm për jetëgjatësinë është mirëqenia juaj shpirtërore që është e lidhur drejtpërdrejt me sheqerin në gjak.

    Ndaj të monitorini dhe të rregulloni nivelet e sheqerit në gjak mund të përmirësojë shumë gjendjen tuaj mendore dhe kështu jetëgjatësinë.

    Faktorët që shkurtojnë jetën tashmë dihet se janë: të hani tepër, të pini duhan dhe shumë alkool.

    Të gjitha këto janë mekanizma përballues të stresit, i cili gjithashtu është i lidhur me jetëgjatësi më të shkurtër.

    Pra, ndoshta shëndeti mendor është më i rëndësishmi nga faktorët e përmendur që lidhen me jetëgjatësinë. /Agroweb/

    Lajmi Paraprak

    Llojet e ushqimeve që treten shpejt dhe ju japin menjëherë energji

    Lajmi i rradhës

    “Unë kam një ëndërr”, fjalimi i fuqishëm i Martin Luther King Jr

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë