Me këto produkte ushqimore largojmë nikotinën nga përditshmëria jonë

    Jeni në kohën kur doni të lini duhanin, por nuk keni vullnetin e duhur? Bright Side sjellë disa produkte ushqimore që mund të iu ndihmojnë të lini duhanin dhe të largoni nikotinën nga përditshmëria juaj.

    Portokalli

    Portokalli është i pasur me vitaminë C, që rrit numrin e qelizave të bardha të gjakut. Kjo ndihmon trupin të luftojë toksinat që vijnë nga duhani.

    Karrota

    Karrota është e pasur me vitamina A, B dhe C. Këto ju ndihmojnë të eliminoni nikotinën nga trupi juaj.

    Spinaqi

    Sipas studimeve, duhanpirësit kanë nivel më të ulët të acidit folik, sesa ata që nuk pinë duhan. Ky acid është i rëndësishëm për ruajtjen e muskujve, nervave dhe trurit të shëndetshëm. Spinaqi e ka këtë acid, ndaj keni para produktin ideal për të lënë duhanin.

    Uji

    Nikotina ju dehidraton, ndaj pini më shumë se 6 gota ujë në ditë për hidratuar trupin tuaj, si dhe për të “luftuar” dëmtimet e brendshme që shkakton nikotina.

    Qumësht

    Nëse dëshironi të lini duhanin, në vend të cigares, merrni një gotë qumësht.

    Kanellë

    Ndoshta do të duket e çuditshme, por merrni një shkop të vogël kanelle, shpesh thitheni për të marrë aromën e saj, ose thjesht herë pas here afrojeni te hunda për të ndjerë aromën. /21Media/

    Lajmi Paraprak

    Peskov: Rusia do të përdorte armë bërthamore vetëm në rast të një kërcënimi ekzistencial

    Lajmi i rradhës

    Ku gabojmë kur është fjala për kaloritë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë