Lidhja e fortë mes mungesës së Zinkut dhe tensionit të gjakut

    Mungesa e zinkut ka një lidhje të fortë me tensionin e lartë të gjakut.

    Ky është konkluzioni i një studimi ku zinku tjetërson përpunimin e kripës nga ana e veshkave dhe rritjen e tensionit.

    Mungesa e zinkut është shumë e përhapur tek njerëzit e prekur nga sëmundjet kronike.

    Këtu përfshihen: diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet kronike të veshkave.

    Tensioni i gjakut ndikohet fort edhe nga mënyra se si veshkat përthithin dhe nxjerrin kripën e tepërt nga organizmi.

    Sa më pak sodium të ketë në urinën e njeriut aq më i lartë do të jetë tensioni i gjakut, thonë ekspertët.
    Çfarë Është Zinku?

    Zinku është një metal i dobishëm për shëndetin e njeriut.

    Nëse organizmi ka sasi të tepërta apo të pakëta të zinkut, ekuilibrat e shumë sistemeve përfshirë këtu tensionin e gjakut pësojnë luhatje.

    Sipas ekspertëve, tepricat e zinkut ndikojnë në tensionin sistolik të gjakut.

    Ata shpjegojnë se nëse njeriu merr  teprica të zinkut mund të përballet me një stres të lartë oksidues në enët e gjakut.

    Zinku është një mineral që ndërvepron me minerale të tjera, veçanërisht bakrin me të cilin ndikojnë në tensionin e gjakut.

    Një studim shpjegon se kur ndërveprimi i këtyre mineraleve nuk është në sinkron, pasojat i vuan tensioni i gjakut.

    Prishja e ekuilibrave të zinkut dhe bakrit në trup rrit rrezikun e tensionit të lartë të gjakut ose siç njihet ndryshe hipertensioni.

    Për pasojë, ekspertët rekomandojnë kujdes në lidhje me sasitë e zinkut.

    Sasia e rekomanduar ditore e zinkut për meshkujt është 11 mg në ditë.

    Për femrat, sasia e rekomanduar ditore është 8 mg.

    Megjithatë, sasia e nevojshme e zinkut është në varësi të shumë faktorësh.

    Këtu përfshihen: mosha, sëmundjet apo shtatzania.

    Vetëm një mjek specialist mund të këshillojë sasinë e nevojshme të zinkut që mund të merren nëpërmjet suplementëve. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Testet PCR nuk janë toksike

    Lajmi i rradhës

    FDA nuk ka thënë se vaksinat vrasin më shumë njerëz nga ç’shpëtojnë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë