Testet PCR nuk janë toksike

    Testi PCR është vetëm një shtupë e thjeshtë plastike me pambuk në majë, i cili përdoret për të marrë mostra nga hunda dhe fyti të cilat më pas përpunohen në laborator. Nuk përmban toksina, as nuk shërben për të dhënë litium, as nuk shkakton asnjë dëm, siç pretendohet në mënyrë të rreme në postim. Është e pamundur të kesh një bateri në shtupën e testit PCR, siç thuhet në konstatimet e pakuptimta që lidhen me teoritë konspirative për 5G, raporton Vërtetmatësi.

    Рo recenzojmë një postim në Facebook në të cilin në mënyrë të rreme thuhet se testet PCR për zbulimin e koronavirusit përmbajnë hidroxhel, që qenka një „mini vaksinë që i masakron qelizat e kuqe të gjakut“, litium – që ndikon në humorin e njerëzve, e që përdoret për trajtimin e sëmundjeve psikotike, bateri me strukturë 3D në formë të antenës. Gjithë kësaj i shtohet pretendimi i cili imponon një konstatim të gabuar – se shpikësi i testit PCR nuk e rekomandon atë për zbulimin koronavirusit.

    Por, ky pretendim buron nga një artikull i shkruar nga Xhon Lauritsen në dhjetor të vitit 1996 për HIV dhe SIDA-n, e jo për Kovid-19.

    Konteksti i artikullit tregon se Lauritsen nuk thotë se testi PCR nuk funksionon. Por, ai shpjegon se testi PCR i identifikon substancat në mënyrë cilësore, jo sasiore, duke zbuluar sekuencat gjenetike të virusit, por jo vetë viruset: Testi PCR synon të identifikojë substancat në mënyrë cilësore, por në natyrën e tij nuk është i përshtatshëm për vlerësimin e numrave. Megjithëse ekziston një keqkuptim i zakonshëm që testi numëron sasinë e viruseve në gjak, këto teste nuk mund të zbulojnë fare viruse infektive, ato mund të zbulojnë vetëm proteina që besohet se janë unike për HIV-in. Testi mund të zbulojë sekuencat gjenetike të viruseve, por jo vetë viruset.

    Edhe nëse Mulis e ka përsëritur të njëjtën gjë para vdekjes së tij në vitin 2019, kjo nuk do të thotë që testi PCR nuk është i aftë të zbulojë Sars CoV 2 – por do të thotë që testi PCR nuk mund të përcaktojë nëse individi që testohet është infektiv!

    Testet PCR janë standardi i artë për identifikimin e Sars CoV 2 në traktin respirator. Këto teste janë të shpejta dhe në të njëjtën kohë japin rezultate.

    Në postimin që po e recenzojmë pretendohet se testet PCR janë “toksike”, gjë që nuk është e vërtetë. Testi PCR, shtupë me një topth pambuku në majë, nuk përmban litium (ilaç për sëmundjet psikotike që administrohet kryesisht në Shtetet e Bashkuara). Pse dikush do administronte një ilaç aq të shtrenjtë përmes një shtupe për PCR? Litiumi jepet vetëm me një indikacion të rreptë mjekësor dhe nuk është për të gjithë, kështu që do të ishte krejtësisht e paligjshme të jepet me një test PCR, as nuk është logjike pse dikush do të donte ta bënte një gjë të tillë? Nuk ka dëshmi se testi PCR përmban litium.

    Testet molekulare, pra testet PCR, i kërkojnë shenjat e infeksionit aktiv, ndërsa mostra që përdoret për këtë testim është strishio, që merret thellë në fyt me një shkop me pambuk në majëNë majën e tij nuk ka asgjë tjetër përveç pambukut! Pastaj, mostra e marrë, nën kushte të veçanta dërgohet për analizë në laborator.

    Dihet se testi molekular (testi PCR) me të cilin detektohet koronavirusi, është miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (ОBSH), ai është i sigurt dhe prandaj aplikohet gjithandej në botë gjatë pandemisë me Kovid-19.

    Me këto teste kërkohen shenjat e infeksionit aktiv, ndërsa mostra që përdoret për këtë testim është strishio, që merret thellë në fyt me një shkop me pambuk në majë. Pastaj, mostra e marrë, nën kushte të veçanta dërgohet për analizë në laborator.

    Drejtoresha e zyrës së OBSH-së në Shkup, Xhihan Tavillah që në muajin prill për  MIA deklaroi se sipas udhëzimeve të OBSH-së, testi PCR është krijuar që ta detektojë vetë virusin, gjegjësisht antigjenin.

    Me atë mund të matet ngarkesa virale ose numri i viruseve në një mostër. Kjo do të thotë se vetëm duke përcaktuar ngarkesën virale me ndihmën e testit PCR, do të dimë nëse dikush është i infektuar dhe ka një sëmundje aktive dhe kur dikush është shëruar, tha ajo.

    Lidhja e testeve PCR me teknologjinë 5G dhe vendosja e mikroçipave nuk ka asnjë bazë reale. Publikimet e këtilla, që kohëve të fundit janë shpeshtuar dukshëm, janë në favor vetëm të teorive të konspiracionit që pa hezituar bëjnë një lidhje me pronarin e Majkrosoftit, Bill Gejts, janë zbardhur shumë herë deri më tani nga shërbimet për verifikimin e fakteve të  BBСReuters, por edhe shumë të tjera. Një recenzion për një konspiracion të tillë pak kohë më parë kishte edhe „Vërtetmatësi“.

    Sa i përket pretendimit të shpalosur në postimin të cilin po e recenzojmë, se testi PCR përmban hidroxhel, edhe ai është i pavërtetë. Për këtë temë kemi shkruar këtu. 

    Testi PCR është vetëm një shtupë e thjeshtë plastike me pambuk në majë, i cili përdoret për të marrë mostra nga hunda dhe fyti të cilat më pas përpunohen në laborator. Nuk përmban toksina, as nuk shërben për të dhënë litium, as nuk shkakton asnjë dëm, siç pretendohet në mënyrë të rreme në postim. Është e pamundur të kesh një bateri në shtupën e testit PCR, siç thuhet në konstatimet e pakuptimta që lidhen me teoritë konspirative për 5G.

    Ky artikull është përgatitur në kuadër të Projektit për përballim të shpejtë të dezinformatave rreth vaksinimit, të zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Ky artikull fillimisht është botuar në Vërtetmatës, ndërsa është mundësuar me mbështetjen e Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Marshall Gjerman të SHBA-ve (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorfozis, FBD-së ose bashkëpunëtorëve të tyre.

    Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

    Lajmi Paraprak

    BE me kritika për luftën kundër korrupsionit në RMV

    Lajmi i rradhës

    Lidhja e fortë mes mungesës së Zinkut dhe tensionit të gjakut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë