Si ndikon ndryshimi i klimës në trupin tonë?

    Stres dhe probleme me zemrën

    Temperaturat rekord do të bëhen më të shpeshta. Gjithnjë e më shumë, ne po dëgjojmë për valë të nxehta vdekjeprurëse dhe zjarre që përfshijnë hapësirat e nxehta dhe të thata të tokës. Temperaturat ekstreme janë zbuluar se vrasin 5 milionë njerëz çdo vit.ADVERTISING

    Kur temperaturat janë më të larta, zemra duhet të pompojë më fort dhe më shpejt për të rishpërndarë dhe rritur rrjedhjen e gjakut në lëkurë për të ftohur trupin. Njerëzit me sëmundje të zemrës janë veçanërisht në rrezik të pushimit të zemrës dhe goditjes nga nxehtësia në mot të nxehtë, pasi organet e tyre luftojnë për të funksionuar siç duhet me stresin e shtuar.

    Ndërprerje e gjumit

    Një studim i vitit 2022 i drejtuar nga Kelton Minor, nga Qendra për Shkencën e të Dhënave Sociale të Universitetit të Kopenhagës, zbulon se rritja e temperaturave të nxitura nga ndryshimet klimatike po ulin ndjeshëm sasinë e gjumit.

    Probleme me frymëmarrjen

    Ozoni është një gaz që gjendet natyrshëm në atmosferën e sipërme të Tokës, duke siguruar një mburojë nga rrezet ultravjollcë të diellit. Rritja e nivelit të ozonit dhe grimcave në tokë – grimcat e vogla të ngurta dhe të lëngshme të materieve në ajër të prodhuara nga burime natyrore dhe të krijuara nga njeriu – çojnë në funksion të zvogëluar të mushkërive, veçanërisht nëse një person është i ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit në fëmijëri. Shqetësimet kryesore që vijnë nga ndotja e ajrit janë: astma, rinosinusiti, sëmundjet pulmonare obstruktive kronike dhe infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes.

    Probleme me veshkat

    Dehidratimi nga ekspozimi ndaj nxehtësisë mund të dëmtojë veshkat, të cilat varen nga uji për të ndihmuar në largimin e mbetjeve nga gjaku ynë në formën e urinës.

    Alergji

    Me rritjen e niveleve të dioksidit të karbonit, sasia e polenit rritet si pasojë e ritmeve më të larta të fotosintezës. Kjo rritje çon në përkeqësimin e simptomave të alergjisë  si teshtitja, kollitja, kruarja e syve, dhimbje koke dhe veshi.

    Dëmtim i qarkullimit të gjakut

    Kur ndotësit e ajrit futen në qarkullimin e gjakut përmes mushkërive dhe në zemër, rritet rreziku i sëmundjeve të zemrës dhe qarkullimit të gjakut sepse enët e gjakut ngushtohen dhe ngurtësohen.

    Infertilitet

    Një nga efektet më pak të njohura të ndotjes së ajrit po studiohet është fertiliteti. Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit mund të ndikojë te fertiliteti.

    Kequshqyerja

    Me rritjen e temperaturave, rritet edhe mungesa e ushqimit. Kjo shihet më qartë në komunitetet, jetesa e të cilëve varet nga bujqësia dhe peshkimi. Ndryshimi i modeleve të reshjeve, rritja e temperaturave të oqeanit dhe dukuritë ekstreme të motit po kontribuojnë te kequshqyerja.

    Shëndeti mendor

    Pas fatkeqësive globale si zjarret, përmbytjet ose uraganet, problemet e shëndetit mendor vetëm sa po përkeqësohen. Për shembull, pas uraganit Katrina në vitin 2005, një nga fatkeqësitë më të mëdha në historinë amerikane, u zbulua se të paktën 90% e 8,000 pacientëve të trajtuar si pasojë e Katrinës vuajtën nga ankthi afatgjatë pas stuhisë. Eko-ankthi është gjithashtu në rritje, veçanërisht tek të rinjtë që ndihen të trembur nga perspektivat e botës së ardhshme.

    Mikroplastika në trupin tonë

    Nuk është vetëm ndryshimi i klimës që dëmton shëndetin tonë, por edhe mospërfillja për mirëqenien e planetit, që shihet qartë në përdorimin e tepruar të plastikës. Mikroplastika, copa jashtëzakonisht të vogla të mbeturinave plastike, po gjenden në trupin e njeriut. Në mars, ato u gjetën në gjakun e njeriut për herë të parë – po flasim për plastikë të përdorur për të bërë shishe pijesh, ambalazhe dhe çanta për blerje. Ekziston frika midis shkencëtarëve se këto nanogrimca arrijnë deri në organet tona përmes qarkullimit të gjakut.

    Lajmi Paraprak

    MAShTI publikon rezultatet e Testit të Arritshmërisë

    Lajmi i rradhës

    Petkov: Do t’i qëndroj fjalës për Maqedoninë, në vijim do të kemi vendim të Kuvendit Kombëtar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë