Katër gjëra me të cilat duhet t’i mësoni fëmijët se si të bëhen miq të mirë

    Pos me anëtarët e familjes, njëra ndër lidhjet e para të krijuara, që në moshën më të re, është ajo me moshatarët, miqtë e ardhshëm

    Është shumë me rëndësi të orientoni fëmijët se si të sillen ndaj miqve të tyre, sepse pikërisht ato modele të arritura do t’u mbesin gjatë gjithë jetës.

    Dashamirësia, afërsia dhe kujdesi janë disa ndër karakteristikat themelore njerëzore me të cilat duhet të mësohen fëmijët.

    Në vazhdim po ju sjellim katër gjëra me të cilat duhet t’i mësoni fëmijët tuaj.

    Dashamirësia

    Fëmijët ndaj moshatarëve të tyre do të duhej të jenë dashamirës.

    Gatishmëria për ndihmë

    Mësoni t’u ndihmojnë kolegëve të tyre nga kopshti apo klasa, mirëpo edhe të mos jenë të pasjellshëm ndaj moshatarëve “ndryshe” nga vetja. Gjithashtu, mësoni që të interesohen për miqtë e tyre. Në atë mënyrë fëmijët do të krijojnë lidhje të fortë me miqtë dhe do të ndërtojnë baza për miqësi të ardhshme.

    Ngacmimi

    Mësoni fëmijët që nuk bën t’i ngacmojnë fëmijët e tjerë. Megjithatë, ashtu siç askush nuk dëshiron të jetë i ngacmuar, gjithashtu askush nuk dëshiron të jetë në shoqëri të “të mençurit”. Prandaj, mësoni fëmijët që nuk bën të kenë qëndrim imperativ ndaj moshatarëve të tyre.

    Ndryshe nuk do të thotë patjetër keq

    Dhe në fund, tërhiqjani vërejtjen familjarëve tuaj më të rinj se është normale të mos pajtohesh me të gjithë dhe se përfshirja në konflikt të shëndetshëm është normale. Sidoqoftë, mësojini të qëndrojnë dinjitozë në diskutim dhe të tregojnë mirëkuptim për mendimet dhe veprimet e të tjerëve. 

    Lajmi Paraprak

    Virusi doli nga laboratori kinez | Pse ky dokument është ‘bombë’

    Lajmi i rradhës

    Provat i morëm nga media, OJQ dhe Rama|Kapexhiu ‘thumbon’ DASH

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë