Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

    Produktet e bulmetit mund të shkaktojnë probleme me refluksin gastro-ezofageal tek disa njerëz.

    Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen.

    Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por edhe konsumi i ushqimeve të duhura janë të rëndësishme për parandalimin e kavitetit, prishes së dhëmbëve dhe sëmundjeve të mishrave të tyre.

    Ushqimet më të mira për dhëmbët janë ato që neutralizojnë acidet, ofrojnë minerale dhe vitamina për të riparuar enamelin e dhëmbëve dhe stimuluar sekretimin e pështymës.

    AgroWeb.org jep rekomandimet e mëposhtme për ushqimet më të mira dhe më të këqija për shëndetin e gojës.

    Qumështi dhe nënproduktet e tij

    Qumështi është një produkt bylmeti i pasur me kalcium, fosfat dhe vitaminë D që e ndihmon organizmin të shfrytëzojë plotësisht kalciumin. Të gjithë këto ushqyes janë të dobishëm për kocka dhe dhëmbë të shëndetshëm e të fortë.

    Pirja e rregullt e qumështi riparon enamelin e dhëmbëve dhe forcon kockat.

    Edhe djathi apo kosi janë një zgjedhje e shkëlqyer për kockat dhe dhëmbët sepse ndihmojnë në sekretimin e pështymës.

    Ato përmbajnë kalcium dhe fosfat  që ndihmon në neutralizimin e acideve në gojë por edhe kaseinë që forcon sipërfaqen e dhëmbëve.

    Agrumet

    Agrumet si portokalli, qitro e të tjera janë të rekomandueshme për shëndetin e gojës, nëse konsumohen pa e tepruar.

    Për më tepër, ato përmbajnë shumë vitaminë C, e cila u bën mirë mishrave dhe pengon inflamacionin e tyre.

    Lëngu i portokallit pastron dhëmbët dhe gojën natyralisht.

    Ai largon bakteret e dëmshme dhe parandalon prishjen e dhëmbëve.

    Lëngu i portokallit ka aciditet ndaj menjëherë pas pirjes duhet të lani dhe pastroni dhëmbët.

    Barishtet

    Barishtet janë të pasura me prebiotikë të cilat shumojnë bakteret e mira në gojë.

    Sa më të errëta të jenë ato aq më e lartë është përmbajtja e mineraleve që u bëjnë mirë dhëmbëve.

    Shembuj të mirë të barishteve janë: kale, spinaqi, rukola etj.

    Ushqimet më të këqija për shëndetin e dhëmbëve

    Sipas ekspertëve, pijet e gazuara dhe me sheqer, frutat e thata, biskotat e kripura, thjerrëzat dhe fasulet nuk janë të përshtatshme.

    Ato përmbajnë acid fitik i cili pengon përthithjen e ushqyesve të pasur nga dhëmbët.

    Për të neutralizuar këtë acid, në rastin e legumeve, këshillohet futja e tyre në ujë për gjithë natën dhe më pas gatimi. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Fakte dhe dokumente nga historianët dhe studiuesit e huaj, mbi rolin e qeverisë së Tiranës së asaj kohe

    Lajmi i rradhës

    Si të shtoni në peshë në mënyrë të shëndetshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë