A ishte aktrim ky nga Guardiola? Spanjolli mes lotësh kur flet për largimin e Agueros

    Pep Guardiola nuk mund ta fshihte emocionin e tij kur foli për largimin e Sergio Aguero, i cili luajti ndeshjen e tij të fundit për Manchester City kundër Evertonit të dielën.

    Trajneri i Citizens, i cili fitoi titullin e tretë në Ligën Premier brenda pesë vitesh, ishte plot lëvdata për argjentinasin, që shënoi dy gola në takimin ndaj Toffes.

    “Ne e duam atë shumë. Ai ka qenë një person shumë i veçantë për të gjithë ne. Ne nuk mund ta zëvendësojmë atë. Ai gjithmonë ka treguar cilësinë e tij këtu”, ka thënë Guardiola për Sky Sports.

    Rreth 10,000 tifozë u lejuan të futeshin në Etihad Stadium për të parë ekipin duke ngritur trofeun e ligës angleze, diçka për të cilën Guardiola ishte shumë mirënjohës.

    “Stadiumi nuk është i mbushur, por edhe kështu, është shumë më mirë sesa pa njerëz”, tha ai.

    “Të gjithë titujt janë të veçantë. Ky është i ndryshëm për shkak të pandemisë dhe problemeve që kemi pasur. Kjo e bën atë shumë të veçantë”.

    Sezoni është larg nga përfundimi për Cityn, pasi do të luajnë edhe finalen e Ligës së Kampionëve kundër Chelseat të shtunën e 29 majit.

    “Është një ëndërr e realizuar për këtë klub”, shtoi ai. “Do të jetë hera jonë e parë [në një finale të Ligës së Kampionëve] dhe ne do të japim gjithçka që të fitojmë”.

    Aguero raportohet se ka marrëveshje me Barcelonën dhe këtë e konfirmoi edhe Guardiola në konferencë për shtyp. 

    Lajmi Paraprak

    Konfiskohet heroinë dhe marijuhanë, arrestohen tre persona

    Lajmi i rradhës

    Vlorë, momenti kur forcat e policisë shoqërojnë gomonen me 500 kilogramë drogë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë