Ansu Fati jashtë kombëtares së Spanjës dhe terrenit të gjelbër

    Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati u lëndua në ndeshjen kampionale ndaj Selta Vigos. Fati pati një tërheqje muskulare pas vrapimit që bëri dhe nuk ishte në gjendje ta vazhdonte ndeshjen, pak minuta pa përfunduar pjesa e parë.

    Tani është bërë e ditur se Ansu Fati nuk do të jetë pjesë e grumbullimit me Spanjën në ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”.  Vendin e tij do ta zërë futbollisti i Espanjollit Raul de Tomas. Në anën tjetër, Barcelona ka dhënë më të rejat nga lëndimi i Ansu Fatit.

    “Ansu Fati ka një dëmtim të kofshës së majtë. Teste të mëtejshme janë në pritje për të përcaktuar lëndimin”, thuhet në njoftim.

    Mediat spanjolle raportojnë se Ansu Fati do të qëndrojë plot një muaj jashtë terrenit të gjelbër.

    Lajmi Paraprak

    Dorëheqja e Zaevit nuk është dorëzuar, opozita paralajmëron qeveri të re ose zgjedhje të parakohshme

    Lajmi i rradhës

    Gjatë një dite u dënuan 133 shoferë në Shkup

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë