Aurelien Tchouameni zyrtarisht lojtari i Real Madridit

    Mesfushori Aurelien Tchouameni është lojtar i ri i Real Madridit për gjashtë sezonet e ardhshme.

    Los Blancos ka arritur marrëveshje me Monaco për transferimin e tij, i cili do të kushtojë rreth 100 milionë euro.

    Futbollisti francez, bëhet përforcimi i dytë i Los Blancos për sezonin e ardhshëm, pas Antonio Rudiger, i cili mbërriti si transfer i lirë nga Chelsea.

    Real Madridi e kishte Tchouamenin në radar që nga viti i kaluar, por riaktivizoi operacionin pas refuzimit të Kylian Mbappe për të nënshkruar me madrilenët.

    Të martën e ardhshme, më 14 qershor, në orën 12:00 në Real Madrid City , do të zhvillohet ceremonia e prezantimit të Aurélien Tchouameni.

    Fillimisht lojtar i ri i bardhezinjve do t’i kryejë ekzaminimet mjekësore.

    Lajmi Paraprak

    Komuna e Tetovës një ndër qytetet me më së shumti lindje të foshnjave në Maqedoninë e Veriut në 2021

    Lajmi i rradhës

    Shpallen zgjedhjet për kryetar të komunave Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendra Zhupa

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë