Bild: Kylian Mbappe do të jetë 100 për qind i Real Madridit

    Kylian Mbappe ende nuk ka dalë publikisht që të qartësojë të ardhmen e tij, ndër zërat që e lidhin atë me një kalim te Real Madridi.

    Sulmuesi francez i ka bërë ballë presionit nga mediat dhe ofertave të shumta të Paris Saint-Germain për të rinovuar kontratën.

    Mbappe ka vendosur që të përfundojë këtë edicione klubin parisien dhe më pas të qartësojë të ardhmen e tij.

    Por, Bild raporton se sulmuesi 23-vjeçar do të jetë 100 për qind i Real Madridi dhe kjo do të zbulohet me të përfunduar ky sezon.

    Mbappe do të bëhet lojtari më i paguar në histori të futbollit, me pagën e tij që shkon deri në 100 milionë euro me bonuse në sezon.

    Los Blancos tashmë janë duke i bërë përgatitjet për të gjitha detajet e prezantimit të francezit dhe do të jetë nënshkrimi i tyre rekord. 

    Lajmi Paraprak

    Ruleta Ruse | “Kazinoja” e luftës

    Lajmi i rradhës

    Milani dhe Juventusi udhëheqin garën për anëtarin e Manchester Unitedit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë