Bild: Ronaldo i është vet ofruar Dortmundit

    Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo është i dëshpëruar për një kalim nga Manchester Unitedi te Borussia Dortmund.

    Sipas gazetës gjermane Bild, Ronaldo i është vet ofruar Dortmundit, duke shpresuar se mund të arrihet një marrëveshje për t’u bashkuar me klubin e Bundesligës.

    Sulmuesi 37-vjeçar nuk dëshiron të kalojë një sezon larg Ligës së Kampionëve dhe kjo thuhet se është arsyeja kryesore pse Ronaldo dëshiron transferimin te Dortmundit.

    Megjithatë, mediumi gjerman shton se Dortmundi nuk ka gjasa të ndjekë një transferim të portugezit.

    Gjigantët gjermanë janë të njohur për të qenë shumë të kujdesshëm financiarisht në marrëdhëniet e tyre me lojtarët dhe transferimet.

    Mosha dhe paga e lartë e Ronaldos mund ta bëjnë atë të jetë jashtë mundësive për Dortmundin.

    Lajmi Paraprak

    Milionat e Serbisë për kompanitë energjetike në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    Pasaporta shqiptare kundrejt investimit, BE kundër: Nxisin krimin e organizuar dhe pastrimin e parave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë