Chelsea i dorëzohet Todd Boehlyt dhe bashkëpuntorëve të tij

    Chelsea ka konfirmuar se ka përfunduar procesin i dorëzimit te Todd Boehly dhe partnerëve të tij.

    Pas disa muajsh me sanksione ndaj Roman Abramovicht që cilësohet nga Mbretëria e Madhe si njeri i afër i Vladimir Putinit, shkaku i agresionit të Rusisë mbi Ukrainën, klubi londinez ka pronarë të rinj.

    Përmes një komunikate, Blutë kanë konfirmuar se ka përfunduar procesi i shitjes së klubit te Boehly.

    “Klubi i Futbollit Chelsea mund të konfirmojë se një marrëveshje përfundimtare është arritur mbrëmë për t’i shitur klubin konsorciumit Todd Boehly/Clearlake Capital”.

    “Pritet që transaksioni të përfundojë të hënën. Klubi do të përditësoj (informata) më tej në atë kohë”, thuhet në njoftimin e Chelseat.

    Kështu, Abramovicht i përfundon koha pothuajse njëzetvjeçare te klubi nga Londra, derisa padyshim se ishte njeriu kyç për sukseset e tyre.

    Lajmi Paraprak

    Si të veprojmë kur kemi një fëmijë kokëfortë?!

    Lajmi i rradhës

    Kosova nuk pritet të marrë pjesë në takimin e radhës të “Open Balkan”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë