Si të veprojmë kur kemi një fëmijë kokëfortë?!

    Duke filluar nga paraadoleshenca, mund të ndodhë që djali ose vajza të fitojë sjellje agresive, bëhet kokëfortë, i përgjigjet keq prindërve, dhe tregohet indiferent ndaj çdo forme autoriteti.

    SHKAQET

    • Pas moshës 11-12 vjeçare fëmija pëson një ndryshim të thellë fizik dhe psikologjik, që e largon atë nga fëmijëria dhe pas sjelljes të kokë-fortësisë dhe kundërshtimit mund të fshihen një nevojë e fuqishme për t’u afirmuar, për të demonstruar vlerat, për të bindur të tjerët për arsyet e tij, të cilat i konsiderohen krejt të ndryshme nga ato të prindërve.

    • Paraadoleshenti, nëpërmjet këtyre qëndrimeve, do t’ju lejë të tjerëve të kuptojnë që ai tashmë është një i rritur.

    • Një shkak tjetër mund të jetë dhe mungesa e sigurisë tek vetja si dhe në aftësitë e tij. Fëmija, ende i pandërgjegjshëm për potencialin e tij, shpreson se ndoshta me sjellje arrogante do të mund të tërheqë vëmendjen. Në këtë moshë, çdo zhgënjim sado i vogël merr përmasa të mëdha. Shpesh paraadoleshenti i interpreton si një pohim të inferioritetit të tij. Kalon nga momentet e kokëfortësisë në ato të mbylljes në vetvete.

    SI TË SILLEMI

    • Është mirë të qëndroni strikt ndaj vendimeve tuaja. Fëmijë nuk duhet t’i krijohet përshtypja se mund të bëjë çfarë të dojë nëna dhe babai, por duhet të evitojmë të qenurit shumë liberal.

    • Është e rëndësishme që prindërit të tregojnë interes ndaj problemeve të fëmijës. Nëse fëmijë i krijohet përshtypja e shqetësimet e tij konsiderohen si banale, atëherë ngarkesa e tij e agresivitetit do të rritej. Në të vërtetë kjo mund të jetë edhe nevojë e fortë për autonomi, para-adoleshenti e shikon ende familjen si një pikë referimi.

    • Është e nevojshme që fëmijës t’i jepet besim. Psh, çdo javë t’i jepet një sasi parash (modeste) në mënyrë që ai ta menaxhojë si të dojë. Gjithashtu duhen evituar kontradiktat dhe konfliktet midis fëmijës dhe bashkëmoshatarëve të tij, duke përkrahur këta të fundit, pasi një gjë e tillë do ta irritonte atë dhe do t’i shtonte agresivitetin.

    • T’u lejosh gjithçka nuk është mënyra e duhur për t’u treguar atyre dashurinë, sepse këto toleranca mund t’i shndërrojnë fëmijët në kokëfortë dhe kapriçozë të pandreqshëm. T’i edukosh duke u plotësuar çdo dëshirë, mund të shkaktojë më shumë dëme se të mira.

    • Në fund është e këshillueshme, të flitet me fëmijën për mësuesit e tij. Kështu do të jenë më e thjeshtë për t’i falur atij qetësi. 

    Lajmi Paraprak

    Aborti në Europë: Nga liberalizimi në kthim prapa

    Lajmi i rradhës

    Chelsea i dorëzohet Todd Boehlyt dhe bashkëpuntorëve të tij

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë