“Dua të qëndroj në Barcelonë përgjithmonë”

    Ylli i ri i Barcelonës, Fermin Lopez ka shprehur dëshirën e tij për të qenë lojtar me vetëm një klub, duke synuar të kalojë pjesën e mbetur të karrierës së tij me “Blaugranat”.

    Lopez, i cili u promovua në Barcelonën A këtë sezon, ka pasur mjaft minuta për skuadrën e Çavit këtë vit, duke shënuar mbi 250 minuta në shtatë paraqitje, mesatarisht 35 minuta për lojë.  Mesfushori ishte i emocionuar kur u pyet për planet e tij për të ardhmen, megjithatë, ai pranoi se do të dëshironte të qëndronte në Barcelonë për një kohë të pacaktuar.

    “Unë dua të qëndroj në Barça përgjithmonë. Do të doja të isha në ekipin e parë, të vazhdoj këtu. Shpresoj që të mund të jem gjithmonë këtu, por hej, nuk e di kurrë. Është klubi më i mirë në botë dhe çdo vit vijnë më të mirët”, tha ai.

    Çavi iu ka besuar lojtarëve të rinj nw rindërtimin e skuadrës me talente si Gavi, Pedri, Alejandro Balde, Ronald Araujo, Pablo Torre, Niko Gonzalez dhe tani, Fermin Lopez që luajnë një rol të madh në zhvillimin e skuadrës. /Lajmi/

    Lajmi Paraprak

    Shëndeti mendor, një pandemi e fshehtë!

    Lajmi i rradhës

    POROSIT APARAT TEKNIK, TË VJEN LODËR! Mashtrimet në tregtinë në internet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë