Ernest Gjoka zgjidhet trajneri më i mirë në Maqedoninë e Veriut

    Foto | Lirim Shabani

    Ernest Gjoka është zgjedhur si trajneri më i mirë i sezonit në Maqedoninë e Veriut. Trajneri shqiptar fitoi titullin kampion me Shkëndijën e Tetovës, duke zhvilluar  një kampionat me të vërtetë spektakolare, ku vendin e parë nga koha kur e morën, nuk e rrezikuan më.

    Për këtë arsye, Gjoka ka marrë një vlerësim të madh, siç është ajo e çmimit si trajneri më i mirë i vitit. Pas marrjes së këtij çmimi, Gjoka u shfaq shumë i lumtur teksa u shpreh: “Ky çmim është një nder i madh për mua. Të jesh trajneri më i mirë i sezonit, është diçka me të vërtetë e shkëlqyer. Unë dua të theksoj se meritat për të gjitha arritjet i takojnë lojtarëve të Shkëndijës. Dua të shpreh mirënjohjen time për kushtet e shkëlqyera të punës”, u shpreh Gjoka.

    Lajmi Paraprak

    Nikollovski: Në Maqedoninë e Veriut asnjë politikan nuk është i paprekshëm

    Lajmi i rradhës

    Spitali i fëmijëve në Çair, vetëm në “kontratë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë