Euro 2020 | Ky është formacioni me lojtarët më të shtrenjtë

    Yjet e Anglisë Harry Kane dhe Jadon Sancho kanë arritur të jenë pjesë e formaconit më të shtrenjtë në Euro 2020..

    Tre Luanët e filluan për herë të parë në histori Kampionatin Evropian me fitore.

    Goli i Raheem Sterling në pjesën e dytë siguroi që skuadra e Gareth Southgate të mundte një skuadër me përvojë si Kroacia me rezultat 1-0 .

    Sancho u la jashtë skuadrës për atë takim, me tifozët që kishin arsye që të zemëroheshin.

    Dhe kjo duket edhe më e çuditshme kur mendoni se ylli i Borussia Dortmund është në ekipin më të vlefshëm të lojtarëve që marrin pjesë në Euro 2020, bazuar në vlerësimet e Transfermarkt.

    Sancho – një objektiv i  Manchester United – aktualisht ka një vlerë të bujshme 100 milionë.

    Me anglezin e përfshirë në skuadër, vlera ka shkuar në 1.04 miliard euro.

    Në krahun e kundërt, ylli i Francës, Kylian Mbappe është ylli më i kushtueshëm, i vlerësuar në 159 milionë.

    Pjesa tjetër e mesfushës përbëhet nga ylli i Belgjikës Kevin de Bruyne (100 milionë), ai i Gjermanisë Joshua Kimmich, i Holands – Frenkie de Jong (të dy 89 milionë).

    Bashkëlojtari i De Bruyne te Belgjika, Thibaut Courtois (60 milionë) është në portë përpara një mbrojtjej që përbëhet nga tre lojtar.

    Ylli i Portugalisë Ruben Dias dhe Matthijs de Ligt i Holandës (të dy 74 milionë euro) janë bashkuar me yllin e Francës, Raphael Varane (69 milionë).

    Kapitenit i Anglisë, Kane (119 milionë) i bashkohet edhe Romelu Lukaku (100 milionë).

    Bruno Fernandes, i vlerësuar në 94 milionë, ka humbur garën me De Bruynen, ndërsa vlera e Ronaldos kanë rënë në 47 milionë duke pasur parasysh moshën e tij. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Bisedimet me Bullgarinë | Opozita: Të mos lejojmë tradhtinë e re nga Zaev, Osmani dhe Dimitrov

    Lajmi i rradhës

    “Taksa ekologjike”, keqpërdorim i ekologjisë për të mbuluar paaftësinë e Qeverisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë