Futbollisti danez, Eriksen shpëton nga vdekja

    Futbollisti i famshëm danez, Christian Eriksen, i cili papritmas ka rënë në tokë pa ndjenja, gjatë ndeshjes me Finlandën në Kopenhagë, Euro 2020 është gjallë dhe gjendja e tij po stabilizohet. Ekipi mjekësor luftoi për jetën e tij për më shumë se 10 minuta, duke e reanimuar me sukses, përcjell Nistori.

    Sidoqoftë, siç mund të shihet nga kamerat, skena ishte e tmerrshme. Së pari finlandezët u tërhoqën nga fusha, ku shihet se futbollistë afrohen për ta ndihmuar dhe duke reaguar që sa më parë t’i vijnë në ndihmë.

    Ekipi mjekësor, sipas mediave, ndoshta ka përdorur një defibrilator, në mënyrë që ata ta rikuperojnë atë me goditje elektrike. Pranë tij ishte gruaja e tij, shokët e skuadrës, portieri Schmeichel. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “M’u ndërprenë ëndrrat, sepse u ndërpre ilaçi” | Flora nuk e di se çfarë do të ndodh me fatin e saj (Video)

    Lajmi i rradhës

    Greqia, protestë për bluzat e ekipit | Stema e Maqedonisë së Veriut shkakton reagime

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë