Gafat e lojtarëve në prezantimin te klubet e reja – pas asaj të Ronaldos tek Al Nassr

    Bota e futbollit është mbërthyer nga Cristiano Ronaldo që kompletoi lëvizjen e tij sensacionale me 200 milionë euro në vit te skuadra saudite Al-Nassr pas largimit të tij të hidhur nga Manchester United .

    Pavarësisht pritjeve më të ngrohta në Arabinë Saudite, portugezi njoftoi se ishte i lumtur të transferohej në Afrikën e Jugut në zbulimin e tij zyrtar në Lindjen e Mesme.

    Videoja e publikuar në mediat sociale tregon Ronaldon duke thënë: “Futbolli është ndryshe, kështu që për mua nuk është fundi i karrierës sime të vij në Afrikën e Jugut. Kjo është arsyeja pse unë dua të ndryshoj, dhe të jem i sinqertë, nuk jam i shqetësuar për atë që thonë njerëzit”.

    Por, kjo nuk ishte gafa e vetme e lojtarëve, pasi më poshtë keni disa prej tyre, aty ku futet edhe një klub:

    Robinho mendonte se i është bashkuar Chelseat, ndërsa kishte kaluar te Manchester Cityt

    Fatkeqësisht për Robinhon, ai bëri një gabim të dukshëm kur u pyet nga gazetarët për klubin e tij të ri.

    “Në ditën e fundit të transferimeve, Chelsea bëri një ofertë të mirë për mua personalisht dhe të mirë për Real Madridin dhe ajo u pranua”, deklaroi ai, përpara se dikush të vinte në dukje gafën e tij.

    “Chelsea? Jo, Manchester. Më fal”, shtoi ai.

    Martin Braithwaite dhe Theo Hernandez me prezantim shokues në “Camp Nou”, repsketivisht “Santiago Bernabeu”.

    Ku iku emblema? Kieran Trippier dhe Maxwell Cornet nuk shënjëstruan saktë!

    Maxwell Cornet tregon distinktivin Umbro
    Kieran Trippier u pa duke treguar nga sponsori i mëngëve të klubit, agjencia e udhëtimeve në internet Kayak

    Everton e shkruan gabimisht emrin e Gerard Deulofeut në pjesën e pasme të fanellës

    Bluzat e Evertonit shihen të ekspozuara me emrin e Gerard Deulofeu të shkruar gabimisht (djathtas)

    Benteke pretendon se ai është një lojtar i Burnley në Twitter pasi nënshkroi për Crystal Palacen

    Pasi nënshkroi për Crystal Palace, Christian Benteke rastësisht tha se ai ishte një lojtar i Burnley në Twitter

    Dështimi i Roberto Soldados në goditjen e topit, kur u prezantua te Villareali.

    Lajmi Paraprak

    Kurti: Shkëmbimi i territoreve ka dështuar si projekt politik, por ideja ekziston ende

    Lajmi i rradhës

    A JEMI TË VETËDIJSHËM ÇFARË KEMI! | Çdo vit në Drislla “shkon huq” rrymë për 20 mijë familje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë