Junajted shkarkon trejnerin, Ole Gunar Solskjaer

    Pas Totenhamit, Aston Villës dhe Noriçit, edhe skuadra e Man. Junajtedi vendosi që të ndryshojë trajnerin. Pas disfatës 1-4 nga Uatfordi, Bordi drejtorëve vendosi që të largojë trajnerin Ole Gunar Solskjaer dhe mbetet vetëm që firmoset vendimi nga pronari Xhoel Glejzer dhe të zyrtarizohet nga “Djajtë e Kuq”.

    Solskjaer erdhi në stolin e Man. Junajtedit në vitin 2018 dhe mbylli sezonin në vendin e dytë, luajti në finale të Ligës Evropa, por nuk arriti që të arkëtojë asnjë trofe.

    Zgjidhja e përkohshme do të jetë Daren Fleçer, i cili do të drejtojë ekipin e “Djajve të Kuq” kundër Viljarealit gjatë ditës së martë dhe pastaj do të caktohet trajneri i ri. Emrat e Zidanit, Roxhersit dhe Mançinit janë paraqitur në mediat në Anglin ë javët e fundit. Fansat reagojnë se përse drejtuesit e klubit nuk e shkakrkuan Solskjaerin, dy javë më parë, para pauzës për sfidat eliminatore të Botërorit “Katar 2022”.

    Lajmi Paraprak

    BE-ja inkurajon Ballkanin Perëndimor që të bëjë më shumë përpjekje për të pagjeturit

    Lajmi i rradhës

    Pas deklaratës së presidentes Osmani, Vulin eskalon në fyerje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë