Katër transferime dhe 15 largime | Çfarë ka bërë deri më tani Barcelona

    Barcelona po kalon një tjetër verë të ngarkuar për sa i përket transferimeve si në hyrje ashtu edhe në dalje.

    Ndërsa presin më shumë transferime dhe largime, më poshtë mund të shikoni se çfarë ka bërë klubi katalunas deri më tani.

    Transferimet

    Ilkay Gundogan iu bashkua Barcelonës nga Manchester City si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me klubin nga Liga Premier skadoi më 30 qershor.

    Oriol Romeu u transferuar te skuadra kalunase nga Girona në vlerën e 3.4 milionë eurove.

    Inigo Martinez ishte me fat, pasi zgjodhi interesimin e Barcelonës para se t’i skadonte kontrata me Ahtletic Bilbaon dhe kaloi tek ta si transferim i lirë.

    Vitor Roque ende nuk është pjesë e skuadrës, pasi u la në huazim te klubi që u ble – Athletic Paranaense për shumën e 33 milionë eurove.

    Largimet

    Antoine Griezmann u shit 20 milionë euro. Sulmuesi më në fund u largua nga Barça pas një huazimi dyvjeçar.

    Franck Kessie u larguar për12.5 milionë euro. Mesfushori u nis për në Arabinë Saudite pasi u konsiderua si tepricë ndaj planeve të Xavit.

    Ousmane Dembele u shit te Paris Saint-Germain për 50 milionë euro, por që 25 milionë shkuan në xhepin e lojtarit, ndërsa 25 milionët e tjera në llogarinë e Barcelonës.

    Nico Gonzalez u larguar në këtë verë nga Barcelona për shumën e 8.4 milionë eurove, duke iu bashkuar Portos.

    Francisco Trincao u shit nga Barcelona për shtatë milionë euro. Sportingu aktivizoi opsionin e detyrueshëm të blerjes për sulmuesin.

    Sergio Busquets i dha fund epokës së tij te Barcelona për të kaluar si transferim i lirë te Inter Miami.

    Jordi Alba po ashtu u largua nga Barcelona si lojtar i lirë, duke iu bashkuar Busquetsit dhe Lionel Messit te Inter Miami.

    Samuel Umtiti  u kthye në Francë për të nënshkruar me Lillen si transferim i lirë.

    Alex Collado u transferuar te Real Betis, me skuadrën që transferoi sulmuesin me parametra zero.

    Sergino Dest u larguar nga Barcelona në formë huazimi për te PSV Eindhoven deri në fund të këtij sezoni.

    Në huazim është larguar edhe Julian Araujo. Mbrojtësi i djathtë u dërgua në Las Palmas deri në fund të sezonit.

    Pablo Torre iubashkua Gironas në formë huazimi, pasi në skuadrën e parë nuk kishte minuta për të.

    Chadi Riad po ashtu është lënë nga Barcelona në huazim për te Real Betisi. Mbrojtësi mbresëlënës ka nevojë për më shumë përvojë dhe ky huazim do ta ndihmojë.

    Estanis Pedrola po ashtu u dërgua në huazim, por që Barcelona vendosi që ai të shkojë te Sampdoria në Serie B.

    Alex Valle është i huazuari i fundit i Barcelonë, që kaloi te Levante – me skuadrën që garon në La Liga 2. 

    Lajmi Paraprak

    Cili aktivitet djeg më shumë kalori – Noti, vrapimi apo çiklizmi?

    Lajmi i rradhës

    Zbërthimi i Samitit të Athinës: Matematika e re e zgjerimit të BE-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë