KF Shkupi zyrtarisht kampion në Maqedoni

    Sot u zhvilluan përballjet e javës së 33-të, dhe të fundit për këtë sezon në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Është një javë formale , pasi që të gjitha paqartësitë ishin të mësuar një javë më parë, me FC Shkupin, që morri titullin kampion, ndërsa Shkëndija dhe Akademia Pandev me biletë të siguruar për garat evropiane.

    Ndërkohë Skopje dhe Tikveshi do të luajnë sfidat e balotazhit për mbijetesë, ndërsa nga Liga e Parë do të largohen Pelisteri dhe Boreci. Në sfidat e javës së fundit, FC Shkupi mundi Akademia Pandevin me 3-0, ndërsa Struga Trim Lum u ndal në barazim 1-1 me Shkëndijën. Ndërkohë Renova mundi Borecin me 5-1, ndërsa Skopje me 4-1 shënoi fitore ndaj Bregallnicës. Rabotniçki mundi Pelisterin me 2-1, ndërsa Tikveshi shënoi fitore 2-1 ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit.

    Liga e Parë – java 33FC Shkupi 3-0 Akademia PandevStruga Trim Lum 1-1 ShkëndijaBorec 1-5 RenovaSkopje 4-1 BregallnicaRabotniçki 2-1 PelisteriTikveshi 2-1 Makedonija Gj.P. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kasami: Do të kërkojmë mekanizma shtesë për kontrollin e korrupsionit të lartë në Qeveri

    Lajmi i rradhës

    14 vite e martuar në Kumanovë, vazhdon të mos ketë shtetësi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë