Kosovë 0-1 Turqi | Dardanët ishin dominues në pjesën e dytë

    Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 1-0 në shtëpi ndaj Turqisë në finale të playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës.

    ‘Dardanët’ ishin shumë të mirë në këtë pjesë duke dominuar kundërshtarin dhe duke mos lejuar shumë hapësira për të rrezikuar portën e Aro Muric.

    Shenjat e para në këtë ndeshje Kosova i dha në minutën e 21-të ku pas një aksioni të bukur topi i dhuruar në zonë nga Veldin Hoxha u bllokua nga mbrojtësit turq.

    Rasti më serioz për gol erdhi në minutën e 28-të kur Fisnik Asllani me një super goditje arriti ta godasë shtyllën, ndërsa nga topi i kthyer Vedat Muriqi nuk ia doli ta çojë topin në rrjetë.

    Në rastin e vetëm në pjesën e dytë, Turqia ia doli të shënojë me anë të Kerem Akturkoglut në minutën e 53-të për rezultatin 1-0.

    Kosova pati një mundësi të mirë shënimi me anë të Fisnik Asllanit, por portieri mysafir ishte në natën e tij dhe nuk lejoi që të mposhtej.

    Lajmi Paraprak

    Regjistër i ri ndotësish në RMV, industria do të duhet të publikojë rregullisht çka lëshon në ajër, ujë dhe tokë

    Lajmi i rradhës

    Një vendtakim i ri për samitin e Bërdo-Brionit po shqyrtohet

    Bashkohu

    Informohu në kohë