Lewandowski e do me ngulm kalimin te Real Madridi

    Robert Lewandowski duket se po e kërkon largimin nga Bayern Munichu me të përfunduar ky sezon.

    Të paktën, kështu raporton mediumi spanjoll AS, që tashmë ka emocionuar tifozët e Real Madridit.

    Sipas raportimit të tyre, sulmuesi polak ka kërkuar nga agjenti i tij që të bëjë të pamundurën që të bind Los Blancos për transferimin e tij.

    Golat flasin në favor të Lewandowskit, mirëpo jo edhe mosha e tij si 33-vjeçar, me klubin spanjoll që ka opsione si Kylian Mbappe dhe Erling Haaland për sulmin e tyre.

    Mirëpo, nëse norvegjezi zgjedh që të kalojë diku tjetër, atëherë polaku mund të jetë opsion i parë i madrilenëve.

    Kontrata aktuale e Lewandowskit te Bayern Munichu skadon në vitin 2023, andaj këta të fundit mund të pranojnë shitjen e tij në afatin kalimtar veror.

    Lajmi Paraprak

    Pesë llojet më të shëndetshme të peshqve

    Lajmi i rradhës

    Në Ukrainë po luhet fati i demokracisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë