Austria e ka mposhtur me rezultatin 3-1 Maqedoninë e Veriut në Grupin C, në kuadër të Euro 2020.
Pjesa e parë e takimit ishte mjaft produktive, pasi u shënuan dy gola.
Fillimisht në epërsi kaluan austriakët, me anë të Stefan Lainer, i cili pas një asistimi nga Marcel Sabitzer realizoi në minutën e 18.
Ndërsa Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, u kthye në lojë pas një gabimi në mbrojtjen austriake, i cili u shfrytëzua nga Goran Pandevi në minutën e 28-të.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1, ndërsa në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola nga Austria.
Austria mori iniciativën, duke rikthyer kështu epërsinë e tyre në minutën e 78-të. Ishte David Alaba që dhuroi një asistim përfekt për Michael Gregoritsch, duke shënuar për 2-1.
Marko Arnautovic e vulosi fitoren e austriake, pasi shënoi në minutën e 9-të për 3-1.
Ndryshe, pas kësaj fitore Austria është lider i Grupit C me tre pikë, ndërsa prej orës 21:00 përballen dy përfaqësueset tjera të këtij grupi, Holanda dhe Ukraina./Nistori/