Mbappe nuk i tha ‘jo’ Real Madridit!

    Legjenda e Real Madridit, Hugo Sanchez është i bindur se sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe mund t’i bashkohet klubit në të ardhmen.

    Mbappe e refuzoi Real Madridin për të ri-nënshkruar me PSG-në në fund duke zemëruar shumë tifozët dhe rrethin te Real Madridi.

    Megjithatë, legjenda e klubit, Sanchez, beson se Mbappe nuk e ka refuzuar Realin dhe mund të arrijë në të ardhmen.

    “Është shumë e vështirë t’ju përgjigjem, sepse unë nuk jam në kokën e tij, në trurin e tij, as nuk jam ai. Por, e ndjej se ai nuk i tha jo Real Madridit, por ai i tha Real Madridit të më presësh edhe pak”, ka thënë fillimisht Sanchez për Marca.

    “Sepse ai ka kaq shumë presione, kaq shumë situata të jashtme, dhe ndoshta edhe anëtarët e familjes i kanë bërë presion dhe kanë ndikuar në vendimin e tij për të (mos) zgjedhur Real Madridit”,

    “Por, më vonë, ishte dëshira e tij, ishte iluzioni i tij, ishte ëndrra e tij, por ajo ëndërr, siç tha ai, mirë, ëndrra mund të presë edhe pak”.

    “Unë mendoj se ai po tregon shenja se dëshiron të shkojë në Real Madrid, por tani, për shkak të çështjeve politike, çështjeve sociale, ekonomike nuk mendoj se janë, sepse ai do të fitonte shumë para në Real Madrid, pasi ai do të fitojë shumë para te PSG, kështu që nuk është për para”,

    “Por, përkundrazi, ai nuk i ka thënë jo Real Madridit, përkundrazi tha, nuk mund të tradhtoj situata të tjera që janë më të forta se paratë. Ju duhet ta kuptoni këtë”, përfundoi legjenda e Los Blancos. 

    Lajmi Paraprak

    Lufta në Ukrainë përçan në mënyrë të rrezikshme Ballkanin Perëndimor

    Lajmi i rradhës

    “Qeveria duhet të hedhë poshtë të gjitha dyshimet se Bullgaria mund të tërheqë veton ndaj RMV-së”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë