Nuhiu: Lojtarët e mi e merituan fitoren

    Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, është shprehur i lumtur me fitoren e skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Feronikelit me rezultat 3-1.

    Me këtë fitore Drita ka 68 pikë në vendin e parë, para Ballkanit e Prishtinës që kanë 67 dhe 66 pikë, por me nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

    Trajneri i skuadrës nga Gjilani shpreson që të vazhdohet me formë të tillë deri në fund të kampionatit.

    “Të gjithë lojtarët janë angazhuar shumë dhe një dëshirë të madhe për t’u kthyer te fitorja. I uroj futbollistët e mi për paraqitjen, duke mos lejuar kundërshtarin të na rrezikonte dhe besoj se me plotë meritë kemi fituar ndeshjen”.

    “Ishim në një moment të keq, por sot futbollistët treguan karakter duke reaguar jashtëzakonisht mirë”.

    “Ne duhet të punojmë dhe në fund t’i presim kundërshtarët”, ka thënë Nuhiu. 

    Lajmi Paraprak

    Struga fiton ndaj Shkëndijës, por edhe Renova ndaj Bellasicës

    Lajmi i rradhës

    Të gjitha detajet e përballjes së Ilir Latifit me Tanner Boser – ylli shqiptar në kërkim të fitores së 15-të

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë