Pasimi i Messit për Jordi Alba po çmend të gjithë (Video)

    Tifozët nuk ngopen me pasimin e ‘egër’ të Lionel Messit për Jordi Alban në ndeshjen e Inter Miamit kundër Nashville mëngjesin e sotëm (e enjte).

    Inter Miami luajti baras 0-0 ndaj Nashville në ndeshjen e vlefshme për Mayor League Soccer.

    Megjithatë, ylli argjentinas, Messi ishte përsëri në magjinë e tij më të mirë pasi ndikoi në ndeshje, por nuk ishte në gjendje të frymëzonte ekipin e tij drejt fitores.

    Shtatë herë fituesi i Topit të Artë krijoi një aksion të përkryer pas një pasimi perfekt për Jordi Alba, i cili nuk arriti të përfundonte me sukses.

    Në minutën e 27-të, Messi prodhoi një moment magjie për të gjetur ish-bashkëlojtarin e tij të Barcelonës .

    Ai dha një top të pabesueshëm Albas, duke thyer jo një por tre rreshta lojtarësh të ekipit kundërshtar.

    Pavarësisht dështimit të Albas për të kthyer në gol atë pasim, njerëzit në rrjetet sociale vlerësuan lartë vizionin dhe pasimin e Messit. 

    Lajmi Paraprak

    Kurti: Serbia vazhdon të refuzojë të hapë arkivat për personat e zhdukur

    Lajmi i rradhës

    Shqipëria, parajsa e fshehtë e Europës për nomadët digjitalë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë