Paul Pogba rikthehet te Juventusi

    Paul Pogba është rikthyer edhe zyrtarisht te Juventusi, pas pesë viteve të kaluara në Old Traford te Manchester United.

    Mesfushori francez vendosi të largohet si futbollist i lirë nga Djajtë e Kuq dhe Juventus fitoi garën për të me skuadrat tjera të mëdha që shfaqën interesim.

    29-vjeçari ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me Zonjën e Vjetër me të cilën do të qëndrojë në Allianz Stadium deri në verën e vitit 2026.

    “Është zyrtare, Paul Pogba rikthehet me fanellën bardhezi”, ka shkruar shkurtimisht Juventusi duke publikuar videon e prezantimit të Pogbas.

    Te Juventusi, Pogba ka zgjedhur fanellën numër 10 e cila deri më tani ishte bartur nga Paulo Dybala.

    Reprezentuesi francez kishte qëndruar katër vite te Zonja e Vjetër nga 2012 deri më 2016.

    Pogba me fanellën bardhezi kishte zhvilluar 177 ndeshje zyrtare ku shënoi 34 gola e asistoi në 40 të tjerë.

    Mesfushori pritet t’i ndihmojë shumë Zonjës së Vjetër drejt arritjes së objektivave që janë të rikthehen te trofetë. 

    Lajmi Paraprak

    Talat Xhaferi nuk do ta kthejë propozimin francez në Qeveri

    Lajmi i rradhës

    Gashi: Propozimi francez jep mundësi të reja që nuk rrezikon gjuhën e as identitetin maqedonas

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë