Pochettino refuzon Manchester United

    Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino ka refuzuar një transferim te klubi anglez, Manchester United.

    Emri i Pochettinos ka qenë shumë i lidhur me klubet evropiane që kur është bërë trajner i PSG-së, me Djajtë e Kuq që shiheshin favorit.

    Sipas gazetës Sport, Pochettino tashmë e ka refuzuar Unitedin me shpresën për të marrë vendin e punës në Real Madrid.

    49-vjeçari e di se nëse trajneri me përvojë Carlo Ancelotti dështon të fitojë La Ligan ose të vazhdojë përparimin e tyre në Ligën e Kampionëve, puna mund të jetë e tij në rrezik dhe të shkarkohet.

    Pochettino dhe Ancelotti aktualisht janë ballë për ballë në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve me skuadrën franceze që kryeson 1-0 pas ndeshjes së parë.

    Pochettino, së bashku me trajnerin e Ajax Erik ten Hag, mbetet ndër pretendentët kryesorë për të zëvendësuar menaxherin e përkohshëm Ralf Rangnick, megjithëse gjërat janë bërë më të komplikuara me Real Madridin që tani tregon interes.

    Lajmi Paraprak

    Llojet e mjaltit dhe përfitimiet për shëndetin

    Lajmi i rradhës

    Mbretëria e Bashkuar, ShBA dhe BE bien dakord për të shkëputur bankat ruse nga SWIFT

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë