Portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit (Video)

    Portieri i skuadrës nga divizioni të tretë francez, Avranches, Anthony Beuve, 35-vjeçar u bë hit në rrjetet sociale pasi priti një penallti në minutën e 90-të dhe më pas shënoi gol për t’ia siguruar një pikë ekipit të tij.

    Avranches barazoi ndaj GOAL FC me rezultat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në divizion e tretë francez.

    Megjithatë, më meritoi ishte portieri i skuadrës vendasve, Beuve, i cili ia siguroi një pikë ekipit të tij.

    Drama e parë ndodhi në momentet e fundit të ndeshjes kur u akordua një penallti për mysafirët dhe Beuve lexoi se çfarë do të bënte lojtari kundërshtar dhe arriti t’ia kap topin.

    Në aksionin e radhës, ai u fut në zonën penalltisë së kundërshtarit, u hodh lart dhe tundi rrjetën me kokë për barazimin 1:1.

    Pas golit ishte një festë e papërshkrueshme nga portieri 35-vjeçar dhe ekipi Avranches.

    Në karrierën e tij, Beuve mbrojti për tre klube, Rodez, Cannes dhe Avranches, ku luan që nga viti 2014. Transfermarkt e vlerëson kartonin e tij 150 mijë euro. 

    Lajmi Paraprak

    SHËMTIA E LUFTȄS

    Lajmi i rradhës

    Çfarë i ndodh trupit nëse bëni shumë ushtrime, por nuk ushqeheni mirë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë