Qeveria jep dritë jeshile, publiku i plotë në “El Clasico”

    Qeveria e Katalonisë ka vendosur që të lejojë stadiumet të mbushen plotësisht dhe ky vendim vlen për ekipet e La Liga-s që vijnë nga Katalonia. Kjo do të thotë që ndeshja më e madhe e futbollit evropiane mes Barcelonës dhe Real Madridit mund të luhet me kapacitet të plotë të tifozëve.

    Barça dhe Reali do të ballafaqohen me 24 tetor në “Camp Nou”, ku prezent mund të jenë mbi 99 mijë tifozë, aq sa është edhe kapaciteti i stadiumit.

    Lajm shumë i mirë për ‘Blaugranët’ që tri ndeshjet e radhës i luajnë në shtëpi, fillimisht më 17 tetor ndaj Valencias, 20 tetor kundër Dinamo Kievit në Ligën e Kampionëve, ndërsa më 24 tetor përballen me Real Madridin.

    Lajmi Paraprak

    Rasti “Doktori fantom” në dorë të autoriteteve hetuese

    Lajmi i rradhës

    Kadastra pranon defektet në matje te banorët e Radishanit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë