Real Madrid dëshiron Skrinarin

    Real Madridi duket se nuk është i kënaqur me opsionet që ka në mbrojtje dhe tenton të përforcohet gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

    Los Blancos kanë vënë në listën e dëshirave Milan Skrinarin e Interit që është i gatshëm t’i ndajë rrugët me kampionin e Serie A-së.

    Mbrojtësi 27-vjeçar ka kontratë me klubin italian deri në qershor të vitit 2023 dhe bisedimet për kontratën nuk janë duke shkuar në rrugën e duhur.

    Frika te Interi është se ai mund të largohet si lojtar i lirë dhe opsion më i mirë për ta do të ishte që ta shisnin në këtë verë.

    Vlera e sllovakut sipas Transermarkt është 65 milionë euro, mirëpo italianët nuk e lëshojnë nën shumën e 80 milionë eurove.

    Real Madridi nuk e ka problem që të ofrojë këtë shumë, por që mund edhe të ofrojnë lojtar plus para për të realizuar marrëveshjen. 

    Lajmi Paraprak

    Strukturat paralele dhe brishtësia e shtetit

    Lajmi i rradhës

    Gruaja që theri partnerin e saj me thikë, shpallet e pafajshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë