Real Madridi përgatitë 50 milionë euro për transferimin e Tielemans

    Real Madridi pritet të blejë futbollistë të rinj sa i përket repartit të mesfushës për edicionin e ardhshëm.

    Emrat si Luka Modric, Toni Kroos, e Casermio tanimë kanë kaluar të 30-tat dhe Los Blancos synojnë ta përtrinjë ekipin.

    Mesfushori belg, Yuri Tielemans është një objektiv për mesfushën dhe Los Blancos ka disa muaj që po e përcjellin mesfushorin e Leicester Cityt.

    24-vjeçari ka bërë disa sezone shumë të mira në Angli, derisa kontrata e tij me klubin anglez skadon në verën e vitit 2023.

    Vet futbollisti ka deklaruar se dëshiron një hap më të madh në karrierë dhe nuk do ta refuzonte kalimin në Santiago Bernabeu.

    Mediat e ndryshme spanjolle kanë raportuar se Real Madridi është duke përgatitur një ofertë prej 50 milionë eurove për transferimin e belgu.

    Tielemans këtë edicion ka zhvilluar 45 ndeshje zyrtare ku ka shënuar shtatë gola e ka asistuar në katër të tjerë.

    Lajmi Paraprak

    Miq për kokë – Putini dhe Schröderi

    Lajmi i rradhës

    BE konfirmon takimin e Lajçakut me Kurtin dhe Vuçiqin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë