Real Madridi skuadra me më së shumti penallti të fituara këtë edicion në Europë

    Gjigantët e La Ligas, Real Madrid, e kanë thelluar epërsinë në krye të listës së klubeve më produktive në fitimin e penalltive në Evropë.

    Kjo erdhi falë edhe dy penalltive të tjera të fituara mbrëmjen e së shtunës.

    Real Madrid u rikthye në aksion duke pritur në kryeqytetin spanjoll Real Sociedad për një përballje të kampionatit. Në fund të 90 minutave, skuadra e drejtuar nga Alvaro Arbeloa triumfoi me rezultat të thellë 4-1, duke e kaluar sërish Barcelona në krye të tabelës së La Ligas.

    Gjatë ndeshjes, vendasit u ndihmuan nga dy vendime të tjera nga pika e bardhë.

    Vinicius Junior fitoi të dyja penalltitë përgjatë 90 minutave dhe më pas i konkretizoi vetë me sukses. Me këto dy realizime, Real Madridi e çoi në 13 numrin total të penalltive të fituara këtë sezon në kampionat.

    Ky është një rekord që i lë katër penallti më shumë se çdo klub tjetër në pesë ligat më të forta të Evropës, me kampionët gjermanë Bayern Munich që renditen të dytët me nëntë të tilla.

    Lajmi Paraprak

    EShS: kostoja e jetesës në janar më e shtrenjtë për 3.2%

    Lajmi i rradhës

    Çfarë të hani nëse keni artrit?

    Bashkohu

    Informohu në kohë