Robert Lewandowski flet për të ardhmen e tij në futboll

    Robert Lewandowski vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij.

    Sulmuesi polak ka kontratë me bavarezët deri në verën e vitit 2023, por ai ende nuk ka arritur marrëveshje të re me klubin për vazhdimin e kontratës.

    Bayerni ka fituar titullin e 10-të radhazi në Bundesliga dhe pas kësaj ndeshje sulmuesi polak është pyetur edhe për të ardhmen e tij.

    33-vjeçari ka folur për Sky Sports duke thënë se së shpejti do të ketë një takim me drejtuesit e Bayernit për të diskutuar të ardhmen, por ai nuk është në një situatë të lehtë.

    “Së shpejti do të ulemi dhe të bisedojmë pasi kemi një takim, por asgjë e veçantë nuk ka ndodhur deri më tani”, tha fillimisht Lewandowski.

    “Unë gjithashtu jam duke parë se çfarë po ndodh, por mund të them se nuk është një situatë e lehtë për mua”, deklaroi sulmuesi polak.

    Reprezentuesi polak është i lidhur me një kalim të mundshëm në Camp Nou te Barcelona, skuadër që mbetet favorite për t’i siguruar shërbimet e tij. 

    Lajmi Paraprak

    Sulmohet me thikë një prift në Francë

    Lajmi i rradhës

    Lufta në Ukrainë me pasoja për refugjatët kudo në botë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë