Ronaldo shënoi golin e 961-të në karrierë

    Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e 961-të në karrierë, këtë herë në përballjen ndaj Al Kholood.

    Pesë herë fituesi i Topit të Artë pas një bashkëpunimi me Joao Felix e dërgoi topin brenda rrjetës për të zhbllokuar rezultatin.

    Felix asistoi për mrekulli te Ronaldo, i cili ishte i pagabueshëm në portën e zbrazur.

    Ndërkohë, Al Nassr po i afrohet liderit Al Hilal në kampionat, derisa Ronaldo po vazhdon objektivin për t’u bërë futbollisti i parë që shkon në kuotën e 1 mijë golave në karrierën profesionale./Telegrafi

    Lajmi Paraprak

    Kush e ka në dorë gjyqësorin?

    Lajmi i rradhës

    Kjo teknikë ndihmon të qetësoni sistemin nervor për 60 sekonda

    Bashkohu

    Informohu në kohë