Ronaldo zbulon formacionin me lojtarët më të mirë që ka luajtur gjatë karrierës së tij

    Cristiano Ronaldo ka përpiluar një formacion me emrat e ish-bashkëlojtarët më të mirë me të cilët ka luajtur gjatë karrierës së tij të shkëlqyer.

    Gjatë gjithë karrierës së tij fenomenale, portugezi luajti për Sporting Lisbonën, Manchester United, Real Madrid, Juventus dhe tani në Al Nassr.

    Portugezi ndau fushën me disa nga lojtarët më të mirë që ka parë ndonjëherë bota e futbollit.

    Në dhjetor 2022, Ronaldo u transferua në Lindjen e Mesme pasi qëndrimi i tij i dytë me United përfundoi me hidhërim.

    Në një intervistë të fundit me Goal Arabia, atij iu kërkua të përpilonte një formacion me lojtarët më të mirë që ka luajtur.

    Ronaldo shkoi me ish-kapitenin e Spanjës dhe Madridit, Iker Casillas në portë, përpara se të zgjidhte një katërshe mbrojtëse të përbërë nga Sergio Ramos, Rio Ferdinand, Giorgio Chiellini dhe Marcelo.

    Në mesfushë, pesë herë fituesi i Topit të Artë zgjodhi dyshen e Madridit, Toni Kroos dhe Luka Modric, së bashku me të madhin e United, Paul Scholes.

    Ronaldo më pas zgjodhi treshen e tij sulmuese, duke përzgjedhur Gareth Bale, Karim Benzema dhe Wayne Rooney.

    Lajmi Paraprak

    Hill: Edhe unë po pyes pse nuk është formuar ende Asociacioni

    Lajmi i rradhës

    Fotografi që janë mjaft të vështira për t’u shpjeguar ‘që në shikim të parë’

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë