Shaqiri nga Lyoni te Chicago Fire

    Duket se tashmë Xherdan Shaqiri do të fillojë një aventurë të re në futboll, kësaj radhe në MLS.

    Klubi amerikan i Chicago Fire, ka arritur marrëveshje me klubin dhe lojtarin për transferimin e tij, shkruan gazetari Fabrizio Romano.

    Sipas tij dokumentacioni është duke u bërë gati dhe Shaqiri do të kalojë nga Lyon te Chicago Fire.

    Çmimi që do të paguajë klubi amerikan është 7 milionë euro.

    Chicago Fire ka edhe marrëveshje personale me lojtarin shqiptar dhe tashmë vetëm ka ka mbetur që transferimi të konfirmohet nga dy klubet.

    Shaqiri largohet nga Ligue 1 vetëm pas gashtë muajsh qëndrim, ku luajti në 11 ndeshje dhe dy golave. 

    Lajmi Paraprak

    Amerika nuk mund të tërhiqet nga skena globale

    Lajmi i rradhës

    Sofja kërkon nga Shkupi që t’i njohë rrënjët bullgare në gjuhën dhe historinë maqedonase

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë