Shkëndija e Haraçinës shkruan histori, për herë të parë ngjitet në Ligën e Parë

    Ekipi nga Shkëndija e Haraçinës, edhe pse pa stadium, arriti të shënon suksesin historik, pasi sot për herë të parë u kualifikua në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.

    Në stadiumin e Kavadarit, ata luajtën kundër Pelisterit në balotazhin për kualifikim në Ligën e Parë.

    Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, përkundër se Shkëndija e goditi fort nga distanca shtyllën. Në pjesën e dytë, Shkëndija e zhbllokoi rezultatin përmes një solo-aksioni të Nazifit.

    Në minutën e 65-të, portieri i Shkëndijës arriti të mbrojë një penalti, duke ruajtur rezultatin, 0:1. Por ky rezultat nuk qëndroi deri në fund, pasi në minutën e fundit, Pelisteri shënoi golin e barazimit në minutën e 98-të, 1:1. Me këtë rezultat u mbyll ndeshja e rregullt, për të vazhduar pastaj direkt në penalti.

    Në penalti, Shkëndija e Haraçinës fitoi me rezultat 5:6.

    Me këtë fitore, Shkëndija e përmbylli sezonin 2025/2026 me sukses, pasi sivjet për herë të parë arriti në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë.

    Ndërkohë, në balotazhin tjetër, Skopje arriti të kualifikohet pasi e mundi AP Brerën.

    Lajmi Paraprak

    Epoka e 15 sekondave

    Lajmi i rradhës

    Ngushticat detare: pse nuk lejohen tarifa kalimi në Hormuz?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë