Shqipëria siguron tre medalje në kampionatin ballkanik i atletikës

    Shqipëria koleksionon 3 medalje ndërkombëtare në edicionin e 27-të të kampionatit ballkanik të atletikë të sallave që u zhvillua në Stamboll të Turqisë.

    Atleti shkodran i kërcimit së gjati Izmir Smajlaj arriti për herë të gjashtë radhazi të shpallet kampion Ballkani në disiplinën e tij ku kërceu 7.79 metra.

    Me këtë kërcim ai ka lënë me 8 cm më pas atletin kroat Marko Ceko me 7.71 dhe atë të Maqedonisë së Veriut Andreas Trajkovski me kërcimin 7.62 m.

    Ndërkohë Shqipëria mori edhe dy medalje të tjera me atleten Luiza Gega. Sportistja shqiptare u shpall kampione e Ballkanit në disiplinën e 3000 metrave duke ndalur kronometrin në 9 minuta e 15 sekonda, për të lënë pas atleten turke Emine Mecal dhe rumunen Ankuta Bobocel.

    Gjithashtu Gega mori edhe  medalje e argjendë në disiplinën e 1500 m ku udhëhoqi për pjesën më të madhe garën deri në metrat e fundit të saj duke e humbur sprintin e final me atleten turke Shilan Aildiz ndërkohë që në vendin e tretë u rendit rumunia Lenuta Petronela.

    Bashkë me medaljet e këtij edicioni të këtij kampionati ballkanik i cili më tepër një i ngjan një europiani duke qenë se marrin pjesë rreth 21 shtete europiane. /tch/

    Lajmi Paraprak

    Torres i kërkon Bidenit ta ndihmojë Kosovën të anëtarësohet në NATO

    Lajmi i rradhës

    Si të thyeni ciklin e të menduarit negativ

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë