Tahiri shkruan historinë në Lojërat Olimpike Dimërore

    Albin Tahiri ka arritur rezultatin më të mirë në histori të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore, duke u renditur i 15-ti, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

    Albin Tahiri ka zënë vendin e 15-të nga 27 garues në disiplinën e kombinimit alpin, që përbëhet nga lëshimi dhe sllallomi. Në lëshim ishte i 22-ti.

    Është kjo pozita më e mirë në karrierën e tij në Lojërat Olimpike Dimërore dhe po ashtu rezultati më i mirë për Kosovën.

    Ai garoi edhe në disiplinën e lëshimit, ku përfundoi i 22-ti nga 27 garues.

    Albini do të garojë edhe më 13 dhe 16 shkurt, në sllallom të madh dhe sllallom.

    Lajmi Paraprak

    LSDM: Çmimet më të larta për nëntë për qind, ndërsa paga minimale rritet për 100 për qind

    Lajmi i rradhës

    Britania paralajmëron Rusinë: Mos e pushtoni Ukrainën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë