UEFA rendit top dhjetë klubet më të mira të futbollit në sezonin 2022/23

    Bayern Munichu e udhëheq renditjen e UEFA-s për skuadrat më të mira në sezonin 2022/23, ndërsa top 10 mbyllet me Tottenham Hotspur.

    Koeficientet e sezonit për klubet bazohen në rezultatet e klubeve që marrin pjesë në Ligën e Kampionëve të sezonit aktual, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.

    Tabela, e kombinuar me atë të katër sezoneve të mëparshme, përcakton vendin për secilin klub në të gjitha shortet e garave të UEFA-s.

    Duke pasur parasysh ecurinë e skuadrave, UEFA ka publikuar renditjen e dhjetë skuadrave më të mira aktualisht.

    Në vend të parë është Bayern Munich dhe i dyti Liverpoolit, ndërsa podiumin e kompleton Napoli, i cili është klubi i vetëm italian në top 10.

    Në pozitën e katërt renditet Benfica, i pesti Paris Saint-Germain, Manchester City i gjashti, ndërsa pas tyre vijnë Chelsea, Real Madridi, Porto dhe Tottenahm Hotspur.

    Klube tjera të mëdha si Barcelona, Milan, Interi, Juventusi dhe Manchester Unitedi gjenden më poshtë në renditje.

    Top 10 e renditjes të UEFA-s për sezonin 2022-2023:

    1 – Bayern Munich

    2 – Liverpool

    3 – Napoli

    4 – Benfica

    5 – Paris Saint-Germain

    6 – Manchester City

    7 – Chelsea

    8 – Real Madrid

    9 – Porto

    10 – Tottenham Hotspur

    Lajmi Paraprak

    Pollozhani – Vuçiqit: Shqiptarët kanë një gjuhë, një histori dhe një flamur që do ta mbrojnë deri në fund

    Lajmi i rradhës

    Dëmshpërblimi i “branitellave”, Qeveria: E kanë merituar!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë