VAR-i vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në futboll

    VAR-i vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në futboll. Teknologjia ka ulur gabimet në ndeshje, por akoma ka polemika të shumta.

    Shefi i Sektorit të Zhvillimit të Garave në FIFA, Arsene Wenger folur rreth VAR-it në prononcimin për Daily Telegraph.

    “Më parë ka pasur më shumë goditje dhe shkelma, edhe mediat e pranonin dhe e lejonin. VAR-i ka sjellë më shumë respekt për futbollin sulmues, atë futboll të cilin ne tek Arsenali jemi përpjekur gjithmonë të luajmë”, ka deklaruar fillimisht ish-strategu i Arsenalit.

    “Kishte raste kur lojtarët më teknikë merreshin me shqelma. Nuk ishte aspak inkurajuese një gjë e tillë, ishte zhgënjyese, kemi lojtarë si Wilshire dhe Ramsey që kanë pësuar dëmtime të rënda në fillimet e karrierës”.

    “Kur je trajner, ti ndihesh shumë përgjegjës për dëmtimet e lojtarëve të tu, por, për fat të mirë, ne e kemi lënë pas krahëve atë periudhë”, deklaroi Wenger më tej.

    Francezi tani ka po insiston që Kupa e Botës që organizohet nga FIFA, të zhvillohet çdo dy vite – ide që po kritikohet nga shumë persona brenda futbollit. 

    Lajmi Paraprak

    Gjukanoviq: Formimi i qeverisë së pakicës, opsioni më realist

    Lajmi i rradhës

    Sot në Tetovë protestohet kundër hapjes së kazinos afër çerdhes “Rinia”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë