Sot në Tetovë protestohet kundër hapjes së kazinos afër çerdhes “Rinia”

    Lëvizja Anti Bixhoz (LAB) sot (22.02.2022) në ora 14:00 do të protestojë kundër hapjes së kazinos afër çerdhes “Rinia”, përkatësisht në vendin e ish-fabrikës “Teteks”, njofton Nistori.

    “Ne nga Lëvizja Anti Bixhoz, si pjesë e popullit ndjehemi të tradhtuar dhe totalisht të zhgënjyer nga politikanët, nga pafuqia juaj, mos ndoshta dëshironi t’ju quajmë vendimmarrës, sepse jeni të zgjedhur nga populli dhe propozoni e vendosni kundër po atij populli. Ju këshillojmë juve subjekteve politike të kontribuoni me propozime konkrete deri te Komisioni për Financim dhe Buxhet. Institucioni komunë të luftojë në kompetencat e saja, mbroni qytetin nga kjo e keqe. Të bëhemi bashkë në këtë betejë pasi ky nuk është etnik, as sezonal, as rajonal, aq më pak politik, pasi fajtorë do të jeni ju për mos sjellje të ligjit të shumëpritur për lojërat e fatit”, deklarojnë nga Lëvizja AntiBixhoz.

    Protestën e Anti Bixhozit e mbështet edhe Komuna e Tetovës, nisma “Më mirë për Tetovën”, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa. Ata bëjnë thirrje për mbështetje sa më masovike në protestën e sotme kundër hapjes së kazinos afër çerdhes “Rinia”.

    MMPT
    Pas publikimit të megaskandalit Credit Suisse, u pa që mafia e kazinove është pjesë e krimit të organizuar bashkë me politikën, duke kontaminuar shoqërinë tonë në çdo cep të qytetit dhe vendit tonë. Kërkojmë urgjentisht mbylljen e Kazinos pranë çerdhes për fëmijë me të cilën janë tejkaluar të gjitha vijat e kuqe. Shprehim zhgënjimin e madh që disa parti politike në parlament, fushatat parazgjedhore të të cilave janë financuar edhe nga lobi i kazinove, kanë sabotuar sjelljen e ligjit që kazinot dhe lojrat e fatit të jenë 3 km larg shkollave dhe çerdheve.

    ASh
    Publikisht, ftojmë të gjithë anëtarët, sipmatizantët e Aleancës për Shqiptarët, si dhe të gjithë qytetarët e Tetovës dhe jo vetëm, pa dallime partiake që të martën në ora 14:00 në mënyrë masovike, të marrin pjesë në protestën e organizuar nga qytetarët dhe mbështetur nga Lëvizja Anti-Bixhoz. Kjo protestë dhe kjo rezistencë ndaj dukurive devijuese është obligim për të gjithë ne, që të parandalojmë degradimin dhe devijimin e fëmijëve dhe familjeve tona.

    Lëvizja Besa
    Bëjmë apel gjithë qytetarëve që me maturi dhe qetësi të dalin në këtë protestë për të luftuar fenomenet negative në shoqërinë tonë. Të dalim të gjithë pa dallime partiake për t’i larguar objektet e lojrave të fatit nga afërsia e shkollave dhe t’i dislokojnë ato sa më larg vendbanimeve.

    Komuna e Tetovës
    Ftojmë të gjithë qytetarët t’i bashkohen protestës së 22 shkurtit për të larguar dhe dislokuar kazinot dhe bastoret sportive nga qyteti ynë. Komuna do të bëjë të gjitha përpjeket demokratike për mbylljen e të njejtave. Mos harrojmë, ora 14:00 protestojmë.

    Lëvizja Anti Bixhoz në vazhdimësi ka protestuar për hapjen e kazinove në Tetovë, duke kërkuar që ato, të paktën, të vendosen sa më larg vendbanimeve, institucioneve arsimore dhe atyre fetare. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    VAR-i vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në futboll

    Lajmi i rradhës

    Aktivisti Jane Velkovski me fjalim motivues në TED: Unë mund ta ndihmoj shokun tim në matematikë, ndërsa ai mund të më ndihmojë me çantën time të shkollës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë