Wenger zbulon: Isha tifoz me Real Madridin, por i refuzova dy herë për Arsenalin

    Arsene Wenger ka zbuluar se ka qenë tifoz me Real Madridin kur ishte fëmijë, ndërsa kishte refuzuar dy herë mbretërit gjatë karrierës së tij. 

    Kur ish- trajneri i Arsenalit po rritej në Francë, Real Madridi ishte ekipi që sundonte në Evropë, duke fituar pesë Kupa Evropiane me radhë.

    “Kur isha fëmijë, Real Madrid ishte ekipi im”.

    “Unë jam rritur duke parë [Alfredo] Di Stefano, [Ferenc] Puskas, [Raymond] Kopa, Santamaria, [Paco] Gento … Ata më bënë përshtypje”.

    “Më pëlqente Real Madrid dhe, me kalimin e kohës, përfundova duke u përballur me ta”, ka thënë Wenger për EFE.

    Gjatë periudhës së ishte në Arsenal, ai kishte marr dy oferta nga Real Madridi.

    “Unë pothuajse shkova në Real Madrid në dy raste. Jo shumë njerëz mund ta thonë këtë “.

    “Por unë isha i përfshirë në një projekt për të ndërtuar një stadium të ri që do të zëvendësonte Highbury dhe ne duhej ta financonim atë”.

    “Kjo është arsyeja pse nuk shkova në Real Madrid”, ka thënë Wenger, që ka shtuar se ka refuzuar edhe klub të tjera të mëdha. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Të gjitha detajet e përballjes së Ilir Latifit me Tanner Boser – ylli shqiptar në kërkim të fitores së 15-të

    Lajmi i rradhës

    Çka trashëgojmë nga nëna e çka nga babai

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë