Zvicra e pafat ndaj Spanjës, eliminohet nga EURO 2020 pas penalltive

    Spanja është gjysmë-finalistja e parë e EURO 2020, pasi ka mposhtur Zvicrën, pas ekzekutimit të penalltive.

    Loja e rregullt, së bashku me vazhdimin, u mbyll me rezultat të barabartë (1-1), ndërsa fituesi u vendos me anë të penalltive.

    Zvicra ishte e pafat në këtë takim, pasi në minutën e 77 mbeti me një lojtar më pak pasi Remo Freuler, u ndëshkua me karton të kuq.

    Fillimisht Spanja kaloi në avantazh me anë të një autogoli nga Denis Zakaria, në minutën e 9-të.

    Por, Zvicra nuk u dorëzua dhe barazuan rezultatin me anë të shqiptarit Xherdan Shaqiri, në minutën e 68-të.

    Ky ishte goli i tretë i Xherdanit në këtë kampionat, i cili erdhi më një goditje nga brenda zonës.

    Në vazhdime Spanja ishte më e mirë, por Yann Sommer priti çdo top në drejtimin e tij, duke siguruar penalltitë për skuadrën e tij.

    Penalltitë vendosën gjysmefinalistin, ku më të saktë ishin spanjollët që fituan me rezultat 3-1./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kurti për “Mini-Schengenin”: Nuk ofron vizion për rajonin

    Lajmi i rradhës

    Pse shishet kanë datë skadence kur uji nuk skadon

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë