Zyrtare: Enis Bardhi, lojtar i ri i Trabzonspor

    Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi ka nënshkruar me kampionin e Superligës së Turqisë, Trabzonspor, pasi ka kompletuar transferimin nga Levante.

    Pas një karriere të bujshme në La Liga me Levanten, Enis Bardhi do të vazhdojë karrierën në futbollin turk.

    27-vjeçari i lindur në Shkup ka nënshkruar sot (e enjte) me Trabzonspor një kontratë trevjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

    Transferimi i Bardhit thuhet se i ka kushtuar kampionit turk tre milionë euro, ndërsa lojtari do ta mbajë veshur fanellën me numër 29.

    Njoftimi i transferimit të mesfushorit me tipare sulmuese është konfirmuar nga vet faqet zyrtare të Trabzonsporit.

    “Mirësevini në shtëpinë e re Enis Bardhi”, thuhet në njoftimin e klubit turk.

    Lajmi Paraprak

    Shqipëria dorëzon në Këshillin e Europës rezolutën kundër raportit të Dick Martyt

    Lajmi i rradhës

    Janë arrestuar nëntë persona për përleshjen e djeshme masive në Gostivar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë