Kristiano Ronaldo realizoi dy gola në ndeshjen e fundit të Portugalisë ndaj Irlandës. Këto gola ishin të veçantë për Ronaldon që e bëjnë atë golashënuesin më të mirë në histori të kombëtareve me 111 gola, duke lënë pas Ali Daein e Iranit me 109 gola. Pas këtij rekordi të thyer, sulmuesi ka fituar çmimin nga ‘Rekordi Guiness’.
Portugezi 36-vjeçar përmes një postimi në rrjetin social Facebook shihet me çertifikatën e marrë dhe ka falënderuar ‘Guiness.
“Faleminderit Rekordeve Botërore të Guiness, Është gjithmonë mirë të njihesh për thyerje të rekordeve botërore”, shkroi Ronaldo.